LAJME

Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online të lejeve ndërtimore

Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online të lejeve ndërtimore
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2024, 15:21

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka lansuar platformën e parë elektronike në Kosovë dhe rajon për aplikimin online të lejeve ndërtimore.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, prezantoi këtë risi si pjesë të digjitalizimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale, raporton TV Prizreni.

“Suhareka është e para që po implementon këtë platformë moderne, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të qasshëm për qytetarët,” tha Muharremaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kjo iniciativë synon të lehtësojë procesin e pajisjes me leje ndërtimi, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.

Përmes kësaj platforme, qytetarët e Suharekës mund të aplikojnë dhe ndjekin statusin e lejeve ndërtimore online, kësisoj duke shmangur procedurat burokratike tradicionale
Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka lansuar platformën e parë elektronike në Kosovë dhe rajon për aplikimin online të lejeve ndërtimore.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, prezantoi këtë risi si pjesë të digjitalizimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale.

“Suhareka është e para që po implementon këtë platformë moderne, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të qasshëm për qytetarët,” tha Muharremaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kjo iniciativë synon të lehtësojë procesin e pajisjes me leje ndërtimi, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.

Përmes kësaj platforme, qytetarët e Suharekës mund të aplikojnë dhe ndjekin statusin e lejeve ndërtimore online, kësisoj duke shmangur procedurat burokratike tradicionale.www.tvprizreni.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika