Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, morën pjesë sot në eventin përmbyllës të projektit “Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës”, ku u prezantuan të arriturat kryesore, projekt që është financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në Komunën e Prizrenit dhe atë të Suharekës.
Me këtë rast u mbajt edhe ceremonia e dorëzimit të certifikatave të mirënjohjes për anëtarët e Qendrave Komunale të Rritjes së Gjelbër (QMGC) nga të dyja komunat, për kontributin e tyre në suksesin e projektit.



