Suedia do të zhvillojë një certifikatë elektronike të vaksinimit kundër COVID-19 për udhëtime dhe përdorime të tjera, njoftoi sot qeveria suedeze, pas një vendimi të ngjashëm nga Danimarka.
Të dy mbretëritë nordike kanë treguar se këto çertifikata do të synojnë udhëtimet jashtë vendit, por që mund të përdoren potencialisht për të hyrë në ngjarje sportive ose kulturore apo edhe në restorante, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Me një certifikatë dixhitale të vaksinimit do të jetë e shpejtë dhe e lehtë të vërtetosh një vaksinim të plotë”, argumentoi ministri suedez për Dixhitalizimin, Anders Ygeman.





