Ministria e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka dalë me njoftim të ri rreth aplikimit të subvencioneve për tekstet shkollore, ku u bë e ditur se ky aplikim do të jetë ende i hapur.
Sipas MAShTI, deri më tani platforma eKosova ka pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.
Po ashtu, u bë e ditur se nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.
Rreth problemit të aplikimit për fëmijët nën moshën 6 vjeçare, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për ta, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit, teksa mësohet se janë zgjidhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.
Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.
Po ashtu, i kemi zgjidhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore.
Deri më tani në adresë të MASHTI, nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore.
Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma eKosova do të qendrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat.
MASHTI falenderon të gjithë prindërit, mësimdhënësit, punëtorët dhe institucionet arsimore për bashkëpunimin në këtë proces të furnizimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit në Republikën e Kosovë.