Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike, si dhe një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:50, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta.
” Janë sekuestruar 825.34 gramë marihuanë, 0.64 gramë kokainë, nëntë kekë ëmbëlsira të përgatitura me marihuanë me peshë 257.03 gramë, pajisje për përgatitjen e narkotikëve, 680 euro para të gatshme, dy telefona mobilë, si dhe një veturë. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-se.
