Kalo te përmbajtja
LAJME

Stuhia përfshin bregdetin, pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit

Stuhia përfshin bregdetin, pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2022, 14:03

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje shiu lokale ka përfshirë mesditën e sotme zonat bregdetare në Shqipëri.

Në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta.

Nga pamjet shihen pushuesit duke u larguar me shpejtësi pasi era ka ngritur rërën e plazhit dhe objekte të tjera duke paraqitur rrezik për njerëzit.

Deti gjithashtu duket i dallgëzuar këtë të premte. Kjo situatë ka bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit me shprehën se moti do të përmirësohet në orët në vazhdim. /Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga cdn.jwplayer.com. Duke e ngarkuar, pranoni që cdn.jwplayer.com të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika