- Reklama -

Studimi: Varianti britanik më i transmetueshëm, por jo shumë agresiv

Sipas dy studimeve të reja varianti B.1.1.7, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është më i transmetueshëm, por nuk ndikon në ashpërsinë e sëmundjes.

Një nga studimet e reja, botuar të hënën në Lancet, nuk zbuloi asnjë provë se një person i infektuar me variantin britanik kishte zhvilluar simptoma të rënda.

- Reklama -

Studimi tjetër, botuar gjithashtu në Lancet, nuk zbuloi asnjë lidhje statistikisht të rëndësishme midis variantit B.1.1.7 dhe llojeve ose kohëzgjatjes së simptomave Covid-19 që njerëzit thanë se kishin përjetuar.

Studimi përfshiu 496 persona. Sipas të dhënave 198 pacientë, ose 58%, ishin të infektuar nga varianti B.1.1.7 ndërsa të tjerët nga variante të ndryshme të koronavirusit.

Gjithashtu 36% e pacientëve të infektuar me B.1.1.7 përjetuan sëmundje të rëndë ose humbën jetën krahasuar me 38% që nuk ishin të infektuar me variantin britanik. Në përgjithësi, “pacientët me B.1.1.7 ishin më të rinj dhe kishin sëmundje të lehta shoqëruese në krahasim me ata që nuk ishin të infektuar.

Studimi tjetër, i botuar në revistën e shëndetit publik The Lancet Public Health, shikoi të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Covid Symptom Study (ku përdoruesit regjistrojnë simptomat e tyre në telefon) dhe lidhej me të dhënat e mbikëqyrjes Epidemiologjike bazuar në analizën gjenomike të teste diagnostikuese të koronavirusit duke regjistruar kështu variante të ndryshme të virusit në popullatë. Asnjë përkeqësim i simptomave nuk u vërejt me kalimin e kohës pas përhapjes së variantit B.1.1.7./

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort