Të martohesh me shokun apo shoqen e ngushtë tingëllon sikur jeni një çift i krijuar në parajsë. Ju e njihni njëri-tjetrin mirë, marrëdhënia juaj është shumë e thellë që ju të flisni hapur për ndjenjat tuaja dhe nuk keni vend për çështje mosbesimi apo pasiguri.
Mbi të gjitha, shumë e studime e konfirmojnë faktin se një martesë midis dy miqve ka gjasë të jetë shumë më e lumtur. Bright Side shkruan se një studim ka treguar se njerëzit që janë të martuar me mikun e ngushtë përfitojnë dy herë më shumë të mira në shëndetin fizik dhe mendor, se sa çiftet që më parë nuk kanë qenë shokë.
Ndërsa, në një studim tjetër thuhet se çiftet që më parë ishin miq, janë më të afërt me njëri-tjetrin, kanë kënaqësi më të madhe në lidhjen e tyre si dhe kanë respekt më të madh.
Disa studiues i kanë pyetur çiftet që janë bashkë më shumë se 15 vjet, se cila është arsyeja e martesës së gjatë të tyre, ata kanë thënë të gjithë se krah tyre kanë partner mikun apo mikeshën më të mirë. Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqejnë partnerin e tyre si një person, kjo është një aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.
Shoqëria është e rëndësishme për lumturinë, krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin, ju sjell më shumë gëzim dhe lumturi, por po ashtu e përmirëson gjendjen emocionale, fizike, shëndetin psikologjik dhe jetëgjatësinë.
Martesat apo lidhjet e dashurisë që janë krijuar në bazën e një shoqërie të mëhershme, sjellin më shumë rehati, ndjenja të afeksionit dhe partnerët kanë interes më të madh me njëri-tjetrin se sa çiftet që janë bashkë bazuar në një dashuri pasionante.
Pos gjithë këtyre benefiteve nga martesat dhe lidhjet me shokun apo mikeshën tuaj, më së shumti thuhet se përfitojnë gratë dhe më pak përfitojnë burrat, shkruan Bright Side, transmeton Klan Kosova.