Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor dhe studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, kanë vizituar të premten, Qendrën e personave me Sindrom Down në Prizren (Down Syndrome Prizren), me ç’rast u pritën shumë ngrohtë nga ta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
“Një thënie profetike thotë “buzëqeshja është lëmoshë” dhe ne sot u munduam të dhurojmë pak buzëqeshje për një shtresë kaq të ndishme të shoqërisë, që fatkeqësisht janë të lënë anash dhe u mungon përkujdesje institucionale.
Në këtë qendër u njoftuam nga afër me aktivitetet që zhvillohen aty dhe pamë që këtyre personave nuk u mungon talenti. Ata kishin përgaditur punime dore si kartolina, qirinjë dhe dekorime të ndryshme, të cilat shiten nga qendra si mënyrë e vetë financimit për t’i mbuluar shpenzimet e qendrës. Ne që ishim prezent vendosëm të blejmë nga një punim dore prej tyre dhe gjithashtu u kordinuam me drejtuesit e qendrës që ditëve në vijim, ta zhvillojmë një aktivitet në Universitet për shitjen e këtyre punimeve në mënyrë që tu ndihmojmë atyre që të krijojnë disa të hyra simbolike, por me shpresë që ky aktivitet i yni të ngrisë vetëdijen qytetare për krijimin e më shumë mundësive që këta persona të socializiohen sa më shumë dhe të marrin trajtimin e duhur.
Përmes këtij postimi gjithashtu ftojmë të gjithë studentët dhe stafin akademik dhe administrativ të Universitetit që t’i bashkangjiten kësaj iniciative me mundësitë e tyre, sepse çdo ndihmë sado e vogël nga ne, për këtë Qendër ka vlerë të madhe”, thuhet në një njoftim nga PS i UPZ-së ” Ukshin Hoti”.