Një grup i studentëve kosovarë të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Tetovës, po kërkojnë që pas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, edhe Ministria e Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, të ua njeh këto diploma. Në emër të grupit, një kërkesë të tillë në redaksinë tonë e ka dërguar, Gerta Gashi.
“ Kam diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në programin studimor Biologji drejtimi Biokimi në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku edhe kam fituar titullin Inxhinier i Diplomuar i Biokimisë në bazë të diplomës nr.319102 të datës 26.03.2024.
Pas përfundimit të studimeve profesionin tim dua ta ushtroj në Kosovë, ku edhe kam ndjekur hapat ligjor për të pasur këtë të drejtë. E kamë bërë njohjen e diplomës pranë institucionit tuaj dhe kam aplikuar në Odën e Infermierëve për t’u licensuar por më është refuzuar me arsyetimin se nuk kam fituar kompetencën e duhur gjatë studimeve të mija, poashtu nuk na jepet libreza nga ana e Ministrisë Shëndetësisë për kryerjen e praktikës.
Kërkesa ime e njejte është aprovuar nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise në Kosovë, duke u bazuar po ne Ligjin e lartë cekur, andaj është fare e pakuptimitë që në Minitrinë tuaj nuk gjenë zbatim, pasi që mirë e dimë që vendimet pos që duhet të jenë të harrmonizuara duhet të jenë edhe të bazuara ne Ligj.
Këtu shtrohet pyetja: “ Pse ne studentëve na është njohur grada si “ Inxhinier i Biokimisë “ nga zyra për njohjen e diplomave Naric në kuadër të MASHTI-it, ndërsa nuk përfshihemi në asnjë katalog të Ministrisë së Shëndetësisë ” .
Kësaj kërkesë po ia bashkangjesë edhe Vendimin me nr.2/6-742 te dates 23.05.2024 të lëshuar nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknelogjise në Kosovë, Diplomën e fituar, poashtu dhe dëshminë mbi kompetencat e kualikimit të drejtimit tonë, që specifikon,për çfarë jemi të thirrur të punojmë pas përfundimit këtij drejtimi.
Dua te theksojë faktin që nuk jam unë e vetmja kandidate për njohjen e gradës së tillë e cila ka hasur në vështirësi për aprovimin e saj, por është një numër i madh i studentëve të kësaj fushe, të cilët edhe pas shumë kërkesave dhe rrugëve procedurale të ndjekura pranë ministrisë suaj akoma sot e kësaj dite nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e mirëkuptimit dhe aprovimin e kërkesës nga Ministria juaj.
Gjithashtu kërkesës sime do te ia bashkangjes edhe një numër të madh të emailave nga studentë të ndryshëm. Shtetas të Republikës së Kosovës, që e kanë të njëjtën problematikë për të qenë më bindës dhe provues ndaj të thënave të lartëcekura.
Shpresoj që kërkesa imë do të merret parasysh dhe do të shqyrtohet në afat sa më të shpejtë, që ne si të diplomuar mos të marrim rrugën e mërgimit si shumë të tjerë, por të na njifen të drejtat tona që të ushtrojmë profesionin në Kosovën tonë.
Këtë email po e shënoj në emër të disa studentëve që ballafaqohemi me këtë problematikë serioze e lehtë të zgjjidhshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e që ka dhe shumë të tjerë, të cilët do të na bashkangjiten rrugës sonë, deri në zgjidhjen e kësaj cështjeje.
Gerta Gashi;
Genta Tahiraj;
Viola Desku;
Alte Abaj;
Eliona Momcilli;
Aulona Syla;
Trinor Salihu;
Anita Sherifi;
Dhurata Jolla;
Zyljana Temaj;
Arbresha Agushi;
Ela Frangu ;
Isuf Sinani;
Valentina Hajdini ;
Ibrahim Rama ;
Granit Sinani.
Ju faleminderit, paraprakisht!”, thuhet në fund të kësaj kërkese.
