LAJME

Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4,000 persona

Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4,000 persona
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2021, 20:51

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2000, që do të pasohen nga 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaronte për gazetën italiane “Il Foglio” se Shqipëria do të priste 2-3 mijë afganë./A2/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika