LAJME

Strategjia që po përdorin forcat ukrainase për t’i ç’orientuar trupat ruse

Strategjia që po përdorin forcat ukrainase për t’i ç’orientuar trupat ruse
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2022, 16:24

Ministri i Mbrojtjes se Ukrainës i ka kërkuar njerëzve që t’i largojnë emrat e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave nga tabelat rrugore që gjinden në rajonet e tyre.

Ata kanë thënë se kjo po bëhet me qëllimin për ta “ngatërruar dhe çorientuar armikun”.

“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje: – të heqin pllakat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter, raporton Sky News.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pastruar Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt të jetë e mundur!”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika