LAJME

Stoltenberg i bën thirrje Kosovës të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues

Stoltenberg i bën thirrje Kosovës të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2023, 15:12

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke e quajtur atë si “mënyrën e vetme për paqe e normalizim”.

Stoltenberg në një postim në Twitter i ka bërë thirrje palës kosovare që të “mos marrë veprime të njëanshme dhe hapa destabilizues”. Ai ka thënë se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për situatën në Kosovë.

Stoltenberg ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një ambient të sigurtë për të gjithë.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tash në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si rruga e vetme për paqe e normalizim. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues. NATO_KFOR do të vazhdojë të përkujdeset për një ambient të sigurtë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter./Koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika