Avokati Çedomir Stojkoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiqin, që kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Stojkoviq: Vuçiq nuk do ta arrestojë kurrë Radoiçiqin

Stojkoviq tha në platformën ‘X’ se Vuçiq jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Radoiçiq është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe./RTK/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

