Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur për një stërvitje të përbashkët ndërmjet efektivëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se po vazhdojnë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.
“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.
Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë.
Së bashku gjithmonë më të fortë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/ Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.