Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është “thellësisht dëmtuese” dhe ndikon në rritjen e kostove globale të jetesës.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka bashkuar mbi 40 shtete me qëllim rikthimin e lirisë së lundrimit dhe garantimin e sigurisë së transportit detar ndërkombëtar.





