LAJME

Stano: Nuk ka gatishmëri për vazhdim dialogu nga asnjëra palë

Stano: Nuk ka gatishmëri për vazhdim dialogu nga asnjëra palë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2021, 18:20

Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk pritet të vazhdojë pa dakordimin e të dyja palëve për rezultate konkrete, gjë që sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, po mungon nga të dyja palët.

Ai tha se parakusht për vazhdimin e dialogut është gatishmëria e të dyja palëve për rezultate konkrete, por një gjë e tillë, sipas tij, po mungon.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, shkruan Tanjug.

“E kemi bërë të qartë se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, ka thënë Stano, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Konktatet e fundit të Borell dhe Lajçak me palët kanë treguar se mungon gatishmëria për një gjë të tillë”, ka thënë Stano për Tanjug.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të zhvillojë takim me Josep Borell.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika