Zëdhnësi i BE-së, Peter Stano, ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, raporton Tanjug.
I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.





