LAJME

Stafi dhe nxënësit e shkollës profesionale “ Ndre Mjeda” nga Bushati i Shkodrës, vizituan IAAP “Ymer Prizreni”

Stafi dhe nxënësit e shkollës profesionale “ Ndre Mjeda” nga Bushati i Shkodrës, vizituan IAAP “Ymer Prizreni”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2024, 18:01

Drejtoria e IAAP “ Ymer Prizreni”, njoftojnë se gjatë ditës së sotme, kanë pritur në vizitë drejtues, mësimdhënës dhe nxënës të shkollës profesionale “Ndre Mjeda” nga Bushati i Shkodrës.

“Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi në mes shkollave si motra dhe shkëmbimi i përvojave tona.Nxënësit dhe mësimdhënësit patën mundësinë që të vizitojnë të gjitha klasat, kabinetet dhe laboratorët në shkollën tonë dhe realizimin e punës praktike në ambientet e shkollës.

Shkollën “Ndre Mjeda” e falënderojmë për përzgjedhjen dhe vizitën si dhe i urojmë shumë suksese për bashkëpunim të vazhdueshëm.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga IAAP “ Ymer Prizreni”.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika