LAJME

Shqiptarët mbushin Hagën me flamuj kombëtarë e të UÇK-së, verdiktin e presin në qiell të hapur

Shqiptarët mbushin Hagën me flamuj kombëtarë e të UÇK-së, verdiktin e presin në qiell të hapur
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 19:55

Qytetarë të shumtë nga Kosova e diaspora shqiptare janë mbledhur në Hagë, aty ku pritet ta kalojnë natën.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, numëri i madh i tyre mbajnë flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe kanë veshje me simbole kombëtare.

Ata do të qëndrojnë në një park në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale.

Bashkë me qytetarë të shumtë, edhe familjarë të të akuzuarve, zyrtarë pariakë e institucionalë kanë shkuar në Hagë për të pritur nga atje shpalljen e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së./klankosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika