LAJME

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së do të zgjasë dy orë

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së do të zgjasë dy orë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 20:32

Aktgjykimi i 16 shtatorit për katërshen e UÇK-së do të zgjasë dy orë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku është paraqitur ora e fillimit dhe e përfundimit të seancës përfundimtare.

Sipas njoftimit, aktgjykimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:00.

Dhomat e Specializuara e kanë bashkëngjitur këtë njoftim me kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika