Stafi akademik dhe drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka realizuar një vizitë mobiliteti në Universitetin e Amasyas në Turqi, në kuadër të programit të shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndëruniversitar.
Stafi akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” zhvillon vizitë mobiliteti në Turqi

Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit të Amasyas, Prof. Dr. Ahmet Hakkı Turabi, Prorektori Prof. Dr. Murat Kurt dhe Sekretari i Përgjithshëm Osman Akbaş. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e dy universiteteve diskutuan mundësitë për zgjerimin e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit institucional.
Të dy institucionet shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e mobiliteteve të reja, ndërsa Universiteti “Ukshin Hoti” falënderoi Universitetin e Amasyas për mikpritjen dhe rikonfirmoi angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në shërbim të stafit dhe studentëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

