LAJME

Spo kishte dalë nga paraburgimi një 38-vjeçar në Suharekë rrah nënën e tij

Spo kishte dalë nga paraburgimi një 38-vjeçar në Suharekë rrah nënën e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2024, 15:27

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Suharekë, ku një grua ka deklaruar se i biri disa ditë më parë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje për Sinjalin nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se 38-vjeçari ditën që ka dalë nga paraburgimi dhe është kthyer në shtëpi, e ka sulmuar fizikisht duke i kërkuar llogari se kush e kishte dërguar në burg.

Sipas 64-vjeçares, përpos dhunës ndaj saj, i dyshuari ka demoluar edhe orenditë shtëpiake dhe e ka kërcënuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika