Spitali Rajonal i Prizrenit përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të infermieres, Fitore Zenelaj.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren me pikëllim dhe dhimbje të madhe mori lajmin për ndarje nga jeta të infermieres, Fitore Zenelaj.
Fitorja, për një kohë ka kryer praktikën proesionale në spital. Ajo ishte shembull i punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe vendosmërisë të një gruaje në përballje të sfidave jetësore. Ishte optimiste dhe e përkushtuar që me petkun e mantilbardhes t’u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve, pasi ajo e bashkëndjente çdo dhimbje të qytetarit.
Familjes, kolegëve dhe miqve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga kjo botë të znj. Fitore.
Pusho në paqe Fitore. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ju!
Spitali i Përgjithshëm
“Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren