- Reklama -

Spitali Rajonal i Prizrenit pajis Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Njësia e Dializës në Spitalin Rajonal Prof. Dr. “Daut Mustafa” në Prizren është furnizuar me 45 karrige moderne për dializë, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve dhe rritjes së standardit të shërbimeve për pacientët.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i spitalit, Osman Hajdari, i cili theksoi se karriget e reja janë të dizajnuara për të ofruar komoditet, siguri dhe funksionalitet më të lartë gjatë trajtimit të pacientëve që i nënshtrohen dializës.

- Reklama -

Sipas tij, ky investim synon ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e përvojës së pacientëve, si dhe krijimin e kushteve më të mira të punës për stafin mjekësor dhe infermieror.

“Po vazhdojmë me investime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e pacientëve dhe në përmirësimin e shërbimit shëndetësor publik,” ka deklaruar Hajdari.

Ai ka shprehur gjithashtu falënderim të veçantë për stafin e Njësisë së Dializës, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pacientëve, si dhe nivelin e lartë të humanizmit dhe përgjegjësisë që ata dëshmojnë çdo ditë.

Spitali Rajonal i Prizrenit ka paralajmëruar se investimet në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort