Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, spitali i Prizrenit thotë se ka arritur rezultate të prekshme në Shërbimin e Kardiologjisë Intervente-laboratori i kateterizimit. “Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzuallxhiu dhe drejtorin e infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, të premten, bashkë me një ekip të kardiologëve nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK, i udhëheqëur nga dr. Luzim Kamberi, drejtor, kanë vizituar Shërbimin e Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe nga afër kënë përcjellë trajtimin e pacientëve dhe vendosjen e stendave në këtë shërbim. Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoresha ekzekutive, ka falënderuar stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën dhe rezultatet e arritura nga data 14 qershor, kur është vënë në funksion Shërbimi i Kardiologjisë Intervente-laboratori I kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
“Falënderoj stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit të Spitalit dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën, angazhimin, përkushtimin dhe shërbimet e ofrura për pacientë. Brenda një kohë të shkurtë, gati një mujore, janë arritur rezultate të prekshme për çka kemi falënderime edhe nga pacientët për shërbimet e marra.
Unë si drejtoreshë jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e SHSKUK-së dhe MSH-së dhe do të jem në mbështetjen dhe përkrahjen e kërkesave të nevojshme dhe të realizueshme, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë”, – tha drejtoresha ekzekutive, dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.






