Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku u diskutuan prioritetet kryesore të institucionit, me fokus në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, investimet në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve profesionale.
Spitali i Prizrenit diskuton planet zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët

Drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari, prezantoi projektet e realizuara, investimet në proces dhe planet zhvillimore për periudhën e ardhshme, duke theksuar se spitali po hyn në një fazë të re të avancimit institucional dhe profesional.
Ndërkaq, drejtori mjekësor, Dr. Shefki Xharra, foli për shërbimet aktuale dhe ato që planifikohen të ofrohen në të ardhmen. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit profesional dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

