LAJME

Spitali i Prizreni bëhet me llogari në rrjetin social Facebook

Spitali i Prizreni bëhet me llogari në rrjetin social Facebook
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2023, 19:42

Për të qenë sa më afër qytetarëve, dhe për t’u informuar për më të rejat dhe aktivitetet e tyre, Spitali i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, përpos web-faqes, ka hapur edhe llogari në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Dritarja e re sociale e spitalit të përgjithshëm në Prizren “Dr. Prim. Daut Mustafa” nga tani e tujte në rrjetin tuaj të facebook-ut.

Për të qenë sa më afër qytetarit, rrjedhimisht edhe sa më shumë të qasshem në zhvillimet e spitalit të Prizreni, nga tani e tutje qytetarët mund t’i qasen këtij mediumi social ku do të njoftohen me zhvillimet e lajmet më të reja rreth spitalit, shërbimeve dhe njoftimeve të ndryshme që bëhen për publikun e gjerë.

Spitali i përgjithshëm i Prizrenit përvec se karakterezohet me shërbime të shtuara e ndryshe nga rajonet tjera, dhe përvec se ka dhe faqen e internetit, ku qytetarët dhe jo vetëm njoftohen me lajmet që vijnë nga shërbimet shëndetësore që ofron spitali, por edhe ndryshimet tjera; ai tanimë ka lansuar një faqe të re të facebookut për të depërtuar më lehtë me informacion te çdo qytar.

Kësisoj, jemi të përkushtuar për më të mirën për qytetarët, e në këtë rast për informimin sa më të shpejtë, korrekt e saktë, thuhet në njoftimin e Spitalit e Prizrenit.

 

Web: https://spitali-prizren.com

Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=61552842329344

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika