Milan Radoiçiq i cili u zu me video xhirime se ishte organizator i grupit terrorist që e sulmoj policinë e Kosovës të dielen nga Manastiri i Banjskës, tashmë konfirmohet se është i plagosur dhe i shtrirë në rapartin trauma 2 në Spitalin Ushtarak në Beograd.
Indeksonline ka biseduar me operatorët e spitalit ku kanë dhënë informata se ai është i shtrirë në repartin trauma 2.
Indeksonline iu sjellë edhe audio-inçizimin e bisedës me spitalin. Me të kuptuar se jemi gazetarë nga Kosova , kontaktet na janë bllokuar nga spitali në fjalë.





