LAJME

Spiropali uron Kosovën për zgjedhje me maturi e Kurtin për fitoren

Spiropali uron Kosovën për zgjedhje me maturi e Kurtin për fitoren
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2025, 15:35

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje u zhvilluan me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, që është sipas saj shprehje e pjekurisë demokratike e që i bën krenarë.

“Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura”- ka shkruar Spiropali në Facebook.

E para e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thënë se Kosova e Shqipëria ecin së bashku e krah për krah, e madje me një zemër e zë në rrugë evropiane, kjo sipas saj sepse ajo që bashkon është më e madhe se çdo kufi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika