- Reklama -

Spiropali pritet ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë, ku në kuadër të agjendës së saj pritet ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Vizita te Thaçi pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe vjen në kuadër të qëndrimit zyrtar të Spiropalit në Holandë, që përfshin edhe takime me përfaqësues të lartë të shtetit holandez, shkruan TCH.

- Reklama -

Gjatë vizitës në Hagë, Spiropali do të takohet me ministrin e Jashtëm të Holandës, David van Weel, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për forcimin e partneritetit dhe mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë.

Ministrja shqiptare do të mbajë gjithashtu një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, ku do të diskutojë me studentët dhe akademikët mbi angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në përfundim të vizitës, Spiropali do të takohet edhe me rrjetin e profesionistëve të rinj shqiptarë që jetojnë në Holandë, në mjediset e Ambasadës shqiptare në Hagë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort