LAJME

Spiropali nesër viziton Kosovën, pritet të takojë kryeministrin Kurti

Spiropali nesër viziton Kosovën, pritet të takojë kryeministrin Kurti
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2026, 12:23

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit të saj në vend, ajo pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e Spiropalit në Kosovë vjen në kuadër të komunikimeve dhe takimeve të rregullta ndërinstitucionale mes dy vendeve. Takimi me Kurtin pritet të jetë pjesë e agjendës zyrtare të saj gjatë kësaj vizite.

Më shumë detaje rreth takimeve dhe deklaratave eventuale pritet të bëhen të ditura pas zhvillimit të vizitës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika