LAJME

Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe vende tjera

Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe vende tjera
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2020, 07:43

Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë.Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.Ndryshe, forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika