Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës dhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Specialja i ka pushuar procedurat hetimore ndaj Sylejman Selimit

Selimi gjithashtu ka njoftuar se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë pushuar. “Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara. Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues. Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara”, tha Selimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

