LAJME

Specializantët paralajmërojnë protestë për nesër

Specializantët paralajmërojnë protestë për nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2023, 18:35

Specializantët kanë paralajmëruar një protestë për ditën e hënë për shkak të anulimit të kujdestarive nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas tyre, arsyeja e kësaj proteste është për ta kundërshtuar vendimin e SHSKUK-së, e cili sipas tyre është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës si dhe punën jashtë orarit.

“Nesër, të hënën nga ora 10:30 do të mbahet protestë e specializanteve para administratës qendrore të SHSKUK-së. Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur se në protestë do të jenë prezent specializantë nga 22 klinika.

“Do të jenë prezent specializantë nga 22 klinika, ndërsa një klinikë ka dal kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë të Republikës të Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika