Speci është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe B6. Sipas nutricionistëve, specat kanë përfitime të shumta shëndetësore, të cilat nuk duhet të neglizhohen. Përveç shijes joshëse, ato kanë edhe veti të veçanta mjekësore që i bëjnë të mirëpritur për çdo vakt. 100 g spec i kuq i freskët përmban 92% ujë, 6 gram karbohidrate, 1 gram proteinë, 0.3 gram yndyrë dhe 1.2 gram fibra distike, transmeton FrontOnline.
Speci është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe B6. Është një burim i mirë i acidit folik, fibrave dietike, vitaminës B2, acidit pantotenik, niacinës dhe kaliumit, vitaminës K, manganit, vitaminës B dhe magnezit.
Sa më i pjekur speci, aq më i lartë është niveli i vitaminave dhe mineraleve. Specat përmbajnë 4 herë më shumë vitaminë C sesa portokallet dhe mbi 30 lëndë ushqyese nga grupi karotenoid. Sinergjia e vitaminave C dhe A, karotenoideve dhe likopenit u jep specave fuqi antioksiduese dhe i klasifikon ato si superushqime.





