LAJME

Spanja flet rreth qëndrimit të saj për vizat

Spanja flet rreth qëndrimit të saj për vizat
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2022, 15:59

Shumë shtete evropiane kanë qenë deklarativisht përkrahëse që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Së fundmi Holanda tha për Klankosova.tv që mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pas raportit të progresit dhe përditësimit të Komisionit Evropian.

Ndërkaq, Klani ka kontaktuar edhe me qeverinë e Spanjës, duke kërkuar një qëndrim nga ta pas zhvillimeve të fundit.

“Sa i përket pyetjes suaj, vetëm mund të themi që nuk i komentojmë negociatat që janë në vazhdim”, ka thënë për Klankosova.tv, Elena Aljarilla, nga departamenti i shtypit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës.

Komunikimi me Spanjën u bë pas raportimeve të fundit se është pikërisht ky vend që ka “bllokuar” çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Arsye thuhet të jetë afati i propozuar nga Presidenca Çeke e BE-së, që është dhjetori i vitit 2023. Kjo për faktin se Spanja do ta ketë drejtimin e Presidencës së BE-së në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, dhe nuk dëshiron që gjatë mandatit të saj të realizohet liberalizimi i vizave. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika