LAJME

Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2025”

Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2025”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2025, 21:32

Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 69-të të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision”. Festivali këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës. Në natën e dytë do të performojnë 16 shtete. Në finale shkojnë dhjetë më të votuarat.

Në natën e parë gjysmëfinale siguroi kalimin në finale Shqipëria që po përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Finalja është më 17 maj, e shtunë.

Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”. Këngëtari zviceran Nemo e fitoi “Eurovisionin” e vitit të kaluar. Para tij, për herë të fundit e kishte fituar Celine Dion në vitin 1988. Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika