- Reklama -

Sot vazhdimi i 11 -të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Sot me fillim nga ora 10:00 është paraparë të nis vazhdimi i 11-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në seancës e mbajtur të shtunën më 3 maj, nuk u dha fare propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

- Reklama -

Siç dihet, LVV-ja vazhdon ta mbajë Albulena Haxhiun, si të preferuar për pozitën e të parës së Kuvendit.

Por, ajo nuk po arrin t’i marrë më shumë se 57-të vota, katër më pak se sa nevojitet për t’i pasur (61).

Po ashtu të shtunën, pati edhe një takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, por nuk pati rezultat.

Mbetet të shihet nëse emri i Haxhiut do të propozohet sot në seancën e Kuvendit, nga partia e parë e cila po insiston në të, anise nga partitë që ishin opozitë legjislaturën e kaluar po konsiderohet përçarëse dhe jo e duhur.

Nuk dihet nëse ky ngërç do të tejkalohet sot në tentimin e 11-të për ta konsoliduar legjislativin.

Kandidatja e VV-së Albulena Haxhiu, ka dështuar gjashtë herë t’i marrë votat për t’u ulur në karrigen kryesore të organit legjislativ.

Tashmë po bëhen gati tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort