- Reklama -

Sot varroset kosovarja që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër

Sot në varrezat e fshatit Shishman të Gjakovës varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër.

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës.

- Reklama -

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjen, raportoi albinfo.ch

Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin; ai ndodhet në paraburgim.

Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri./FrontOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort