LAJME

Sot varroset Bajram Qerkini

Sot varroset Bajram Qerkini
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2025, 08:02

Kosova u trondit dje me lajmin për vdekjen e Bajram Qerkinit.

Qerkini, është njeriu i cili me dekada nuk u ndal kërkuari për të vërtetën dhe drejtësinë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e të zhdukurve, ai e kishte edhe djalin e tij Reshatin, për të cilin nuk e mori një përgjigje rreth fatit të tij.

Baca Bajram, siç e quanin të gjithë u shndërrua në një simbol të familjeve të të pagjeturve.

Ai do të varroset sot në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Ceremonia mortore do të zhvillohet nga ora 12:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika