Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vaksinohet sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar MSH përmes një komunikate për media.Pas vaksinimit, Vitia do të flasë para gazetarëve për rendësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid-19.
“Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19.
Pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sot vaksinohet ministri Arben Vitia

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

