Ministria e Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë edhe sot dhe nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.
Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët dje gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.






