LAJME

Sot, tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

Sot, tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2025, 08:50

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 17-të me shpresën që do të arrihet konstituimi i tij.

Nga ora 10:30 nis seanca vazhduese, derisa nuk është dhënë ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po kalon, transmeton Klankosova.tv.

Ish-opozita ka treguar qartë qëndrimin e tyre se Haxhiun nuk e votojnë për krykuvendare, megjithëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet.

Krerët e partive politike, gjatë ditës së enjte, pas seancës së 16-të konstitutive, mbajtën takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani.

Megjithëse, pas takimi ata nuk u shprehën fort optimist që do të ndryshojë rrjedha e seancave pasuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika