Sot shënohet Dita Botërore e Romëve.
Me mbështetja nga komuna e Prizrenit, Këshilli Organizativ i komunitetit Rom në Prizren organizon një sërë aktivitetesh lidhur me kremtimin e kësaj dite.
Me këtë rast, komuna e Prizrenit ka publikuar agjendën e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen sot dhe nesër.
AGJENDA PËR KREMTIMIN E 8 PRILLIT – DITËS BOTËRORE TË ROMËVE
7 prill – e premte
16:00 – 17:00 Programi i manifestimit të 8 prillit në qendrën Kulturore Rinore në Lagjen “Ortakoll” i përgatitur nga nxënësit e mësimit fakultativ të gjuhës Rome në shkollat fillore të Komunës së Prizrenit,
18:00 – 19:00 Kremtimi i 8 Prillit në Asamblenë komunale – Konferencë promovuese,
Himni i Republikës së Kosovës,
Himni Rom “Gjelem Gjelem”,
Historia e 8 Prillit – Ditës Botërore të Romëve, Daut Qulangji,
19:00 – 20:00 Iftar për nder të Ditës Botërore të Romëve.
21:00 – 22:00 Shfaqja “Hijet” nga Teatri Rom “Nexhip Menekshe” në Prizren/Muzeu Arkeologjik.
8 prill – e shtunë
10:00 – 10:30 Vizita e Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, në Radio Romano Avazo,
Mini Biblioteka rome/OJQ Durmish Asllano,
13:00-15:00 Në Qendrën Rinore në Prizren fëmijët e mësimit plotësues do të shikojnë dramën ‘’Keqap Skola’’ nga Teatri Rom ‘’Nexhip Menekshe’’.