Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë.Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojnë sot aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit!
Tema do të jetë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë, me fokus gjatë pandemisë ”.Ndërsa, përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kancerin e gjirit, cerviksit dhe atë kolorektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin.Të gjitha vendet mund të ndërmarrin hapa për të përmirësuar diagnostikimin e hershëm të kancerit, sipas Udhëzues të ri të OBSH-së për diagnostikimin e hershëm të kancerit tre hapat e diagnostikimit të hershëm janë: përmirësimi i ndërgjegjësimit publik për simptomat e kancereve të ndryshme dhe inkurajimi i njerëzve që të kërkojnë kujdesin kur paraqiten ato simptoma, investimi në fuqizimin dhe pajisjen e shërbimeve shëndetësore dhe trajnimin e profesionistëve shëndetësorë ashtu që ata të mund të kryejnë diagnostikimin e saktë dhe me kohë, sigurimin që njerëzit që jetojnë me kancer të mund t’i qasen trajtimit të sigurt dhe efektiv, përfshirë zbutjen e dhembjes, pa përjetuar vuajtje frenuese personale apo financiare. /KP/