Kompania “Eskavatori”, e cila është duke kryer punimet në projektin e rekonstruimit të rrugës Prizren-Prevallë, njofton se edhe sot (23.04.2024) nga ora 12:00 deri në orën 17:00, do të jetë e mbyllur kjo rrugë për qarkullim deri në përfundimin e minimit të pjesës së tunelit si dhe deri në kohën kur do të bëhet pastrimi i saj, për të mundësuar qarkullim të sigurt të automjeteve.
Sipas kompanisë, minimi i radhës bëhet në kilometrin e gjashtë të rrugës Prizren- Prevallë tek tuneli, si intervenim i domosdoshëm. Kompania bënë të ditur se do të ketë baypass që do t’i mundësohet qarkullimi veturave, por gjatë minimit do të jetë e mbyllur rruga.
Gjithashtu, kjo kompani ia ka dërguar edhe Policisë së Kosovës kërkesën për të mbështetur dhe siguruar qarkullim të sigurtë automjetve, thuhet në këtë njoftim nga kompania “Eskavatori”.