LAJME

Sot seancë e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot seancë e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2025, 09:17

Për të 24-tën herë sot do të tentohet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Seanca pritet të nis në orën 10:30.

MË 27.05.2025 ishte seanca e fundit e thirrur e cila dështoi dhe kjo shënonte edhe tentativën e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sërish PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk kishin propozuar anëtarët për Komisionin për Votim të Fshehtë. Nga 109 deputetë sa ishin në Kuvend “pro” Komisionit ishin vetëm 54, 1 votë ishte “kundër” dhe asnjë abstenim. Seanca vazhdon pas 48 orësh, më 29.05.2025, në ora 11:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika