LAJME

Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2025, 08:30

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) do të mbajë sot mbledhjen ku pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të fillojë në orën 10:00 dhe në rend dite janë të parashikuara shtatë pika.

Nëse miratohet, vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi më 1 maj.

Ndërkohë, iniciativa “Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar për sot protestën e dytë, për të kundërshtuar këtë vendim të paralajmëruar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika