LAJME

Sot pritet ta fillojë dëshminë dëshmitari i pestë në rastin e krerëve të UÇK-së

Sot pritet ta fillojë dëshminë dëshmitari i pestë në rastin e krerëve të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2023, 09:23

Në Dhomat e Specializuara të Hagës edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Për një javë të tërë atje ka dëshmuar dëshmitari i katërt, dhe dëshmia e tij pritet të vazhdojë për pak orë edhe sot.

Kurse, pritet që sot gjatë ditës ta fillojë dëshminë e tij edhe dëshmitari i pestë në këtë proces gjyqësor.

Deri më tash pjesa më e madhe e seancave kanë qenë të mbyllura.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika